SHBA sanksionon liderin paraushtarak sudanez për shkeljen e të drejtave të njeriut

SHBA sanksionon liderin paraushtarak sudanez për shkeljen e të drejtave të njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të mërkurën ndaj komandantit paraushtarak sudanez, Abdelrahim Hamdan Dagalo për akte dhune dhe shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga trupat e tij në konfliktin e tyre disa mujor me ushtrinë sudane.

Në një deklaratë, Thesari i SHBA tha se kishte sanksionuar Abdelrahim, duke e akuzuar atë për udhëheqjen e një grupi ushtarësh përgjegjës për “masakrimin e civilëve, vrasjet etnike dhe përdorimi i dhunës seksuale.”

Sudani u zhyt në kaos pothuajse pesë muaj më parë kur tensionet e gjata që ‘ziejnë’ midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së u përshkallëzuan në një luftë të hapur, raporton Reuters.

Sipas deklaratës së të mërkurës, sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat dhe subjektet amerikane në pronësi të Abdelrahim

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës