SHBA rrëzon një ‘mjet fluturues ’ mbi Alaskë! Zëdhënësi i inteligjencës: Ishte kërcënim! Mos e krahasoni me tullumbacen kineze

SHBA rrëzon një ‘mjet fluturues ’ mbi Alaskë! Zëdhënësi i inteligjencës: Ishte kërcënim! Mos e krahasoni me tullumbacen kineze

Zëdhënësi John Kirby

SHBA- Shtetet Bashkuara kanë qëlluar një objekt në lartë që po fluturonte në Alaskë. Kjo është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi John Kirby tha se objekti pa pilot ishte në madhësinë e një një makine të vogël" dhe ishte mbi një zonë me një popullsi të ulët. Ka qenë Presidenti Joe Biden që mori vendimin, ka njoftuar Kirby.

Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte në një lartësi prej 12,000 metrash dhe përbënte një "kërcënim të arsyeshëm" për avionët civilë.

Ai tha se objekti kishte rënë në ujërat e SHBA-së që aktualisht janë të ngrira, duke shtuar se mbeturinat ishin në sasi më të vogla, se ajo e balonës kineze.
Zyrtarët e inteligjencës njoftuan se ishin vënë në dije të objektin një ditë më parë, por nuk e dinë se kujt i përket.

"Ne nuk e dimë se kush e zotëron atë" tha Kirby.

Ai shtoi se një avion luftarak i ishte afruar objektit dhe vlerësoi se nuk kishte njeri në bord. Ki informacion iu vu në dispozicion Biden, që mori vendimin për ta rrëzuar. Kirby refuzoi ta krahasonte rastin me tullumbacen kineze, për të cilën SHBA pretendon se kishte qëllime spiunazhi.

Asnjë objekt tjetër i një natyre kërcënuese nuk është identifikuar për momentin mbi SHBA.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!