UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojë sot dorëheqjen e sekretarit të tij të Mbrojtjes, Chuck Hagel për shkak të mosmarrëveshjeve përsa i përket miratimit të strategjisë kundër grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi e përditshmja amerikane, New York Times duke cituar zyrtarë të lartë.
"Presidenti amerikan dhe sekretari Mbrojtjes kanë zhvilluar diskutime që prej dy javësh dhe Obama vendosi dy ditë më parë të ndahet nga Hagel, 68 vjeç, anëtari i vetëm republikan i kabinetit të tij", sipas të përditshmes amerikane.








