SHBA, sëmundjet nga cigaret elektronike. Për mjekët, shkaqet janë ende mister

Sipas New York Times,  në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra njerëz që përdorin cigare elektronike janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes, që në disa raste kanë rezultuar shumë serioze.

Mjekët po luftojnë për të nxjerrë një diagnozë, për shkak të pamundësisë së rindërtimit të saktë të natyrës së substancave thithëse.

Zyrtarët e spitaleve thonë se ‘situata është shqetësuese’, duke shtuar dyshime dhe shqetësime të reja në lidhje me efektet e pirjes së cigareve elektronike, mbi të cilat komuniteti shkencor dhe organet e kontrollit nuk kanë ende shumë të dhëna.

New York Times shpjegon se problemet e mushkrive prekin kryesisht personat midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët paraqiten në klinika dhe spitale me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, të vjella dhe ndjesi të rraskapitjes. Për disa prej tyre është e nevojshme të qëndrojnë nën kujdes intensiv, me terapi që mund të zgjasin me javë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Mjekësisë, një nga agjencitë më të rëndësishme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate, iu ka kërkuar konsumatorëve të mos konsumojnë blejnë produkte jozyrtare për cigaret elektronike si dhe i ka kërkuar kompanive prodhuese të modifikojnë ampulat që përmbajnë substancat tymosëse, në mënyrë që të shmangen rreziqet shëndetësore.

Cigaret elektronike përmbajnë një ampulë të vogël, e cila duke u ngrohur çliron tym, i cili më pas thithet nga konsumuesi.

Procesi shmang shfaqjen e djegies së substancave, siç ndodh me duhanin në cigare tradicionale, duke zvogëluar kështu sasinë e kancerogjenëve thithës.

Në përgjithësi, pirja e cigareve elektronike konsiderohet më pak e rrezikshme për shëndetin, por prapë konsumimi i tyre ka rreziqe dhe efekte të dëmshme shëndetësore, që nga ana e mjeksisë ende mbeten mister.

Numri në rritje i njerëzve që janë ndjerë të sëmurë pas përdorimit të cigareve elektronike, për mjekët, duhet kërkuar te substancat brenda ampulave, të cilat çojnë në sëmundje pulmonare.

Nga ekzaminimet klinike, mushkëritë e pacientëve paraqiten me karakteristika të ngjashme me ato të infeksioneve virale dhe pneumonisë bakteriale, por pa praninë e viruseve ose infeksioneve të baktereve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!