Senati miraton buxhetin ushtarak për 2015 që ishte miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tani pritet miratimi i presidentit Barak Obama.

Natën e kaluar Senati amerikan me 89 vota pro dhe 11 kundër ka miratuar buxhetin e propozuar të mbrojtjes për vitin 2015 prej 585 miliard dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Senati miraton buxhetin ushtarak për 2015 që ishte miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tani pritet miratimi i presidentit Barack Obama. Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar miratoi propozimin për financimin e qeverisë për vitin 2015, i cili parashikon një trilion dollarë për shpenzim, nga të cilat më shumë se gjysma i dedikohet mbrojtjes.

Buxheti i mbrojtjes në total është 585 miliard dollarë, nga të cilat pjesa më e madhe parashihet për fushatën ajrore kundër ISIL dhe trajnimin e rebelëve sirian. Buxheti mundëson punën e qeverisë amerikane deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. 

Gjithashtu është parashikuar që për punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të ndahen 49.3 miliardë dollar nga të cilat 5.4 miliardë për sigurinë e ambasadave të SHBA-ve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)