SHBA-Komiteti i Inteligjencës në Senat ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se ka qenë nën përgjim nga paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama.
"Nuk ka asnjë indikacion se kulla Trump ishte nën përgjim nga qeveria ", shkruhet në një deklaratë të komitetit të inteligjencës.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka refuzuar të pranojë përfundimet e raportit të komitetit, duke u shprehur se në atë raport nuk ka asnjë gjetje.
"Bazuar në të dhënat që ne kemi patur në dispozicion, nuk shohim indikacione se 'Trump Tower' mund të ketë qenë subjekt i mbikëqyrjes nga çdo element i qeverisë së Shteteve të Bashkuara si para ashtu edhe pas ditës së zgjedhjeve të 2016", u shpreh senatori republikan, Richard Burr, kreu i Komitetit të Iteligjencës në Senat gjatë një deklarate të përbashkët me senatorin Mark Warner, nënkryetar e komitetit.
Por manjati nuk heq dorë, ai akuzon se kanë qënë pikërisht agjentët sekretë të Britanisë të cilët e kanë përgjuar duke i shërbyer Obamës.
Shërbimi britanik i inteligjencës reagon ndaj këtyre sulmeve duke thënë se janë totalisht qesharake.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO