SHBA, Sessions tërhiqet nga hetimi
për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

SHBA, Sessions tërhiqet nga hetimi<br />për ndërhyrjen ruse në zgjedhje
SHBA-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, ka deklaruar se do të tërhiqet nga një hetim federal mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar.

E ndiej se nuk duhet të përfshihem në hetimin e një fushate në të cilën unë kisha një rol”, deklaroi Sessions gjatë në konference për shtyp.

Deklarata e Sessions, vjen pasi është kërkuar dorëheqja e tij ose tërheqja nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Fillimisht akuzat për  zhvillimin e dy takimeve mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe ambasadorit rus në SHBA, u ngritën nga “The Washington Post”, e cila citonte burime të saj brenda Departamentit të Drejtësisë dhe më pas u konfirmuan zyrtarisht nga Departamenti i Drejtësisë.

Jeff Sessions, është akuzuar se ka patur bisedime me ambasadorin rus gjatë fushatës elektorale të Donald Trump,ndërkohë këto bisedime bien në kundërshti me ato që Sessions ka deklaruar gjatë seancës së tij të konfirmimit në Kongres.

Nga ana tjetër Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, ka deklaruar se takimet mes tij dhe ambasadorit rus nuk kanë qenë për të diskutuar çështje të cilat lidheshin me fushatën elektorale të presidentit Trump.

Vet Trump ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se Sessions ka patur kontakte me ambasadorin rus gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar si dhe ka shtuar se Prokurori i Përgjithshëm gëzon besimin e plotë të tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike