Tashmë është zyrtare, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdad është ekzekutuar. Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.
"Mbrëmë Shtetet e Bashkuara vendosën drejtësinë. Eleminuam terroristin numër një në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur" tha Trump. "Ai ishte themeluesi dhe udhëheqësi i ISIS. Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar shumë vjet për Bagdadin.
Kapja ose vrasja e Bagdadit ka qenë përparësia kryesore e sigurisë kombëtare të administratës time" tha ai. "Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak. Udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës" tha Trump për liderin e ISIS, ndërsa mediat arabe kanë publikuar pamjet e operacionit të vrasjes së Abu Bakr al-Bagdadit, ku duket trupi i copëtuar dhe shpërfytyruar nga shpërthimi i jelekut-bombë.
"Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion" por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, theksoi Presidenti. Trump tha se ishte një "mision shumë i rrezikshëm" dhe falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë, Irakun e kurdët për ndihmën në mision. Ai tha se kurdët i dhanë informacione të dobishme SHBA. Vdekja e Bagdadit është një tjetër goditje e fortë për ISIS-in.
Si u konfirmua vdekja e liderit të ISIS
"Rezultatet e testit të ADN-së konfirmuan se trupi është i tij", tha presidenti amerikan. Testet u bënë "në vend pas bastisjes nga ekspertë që ishin me ushtrinë tonë". "Ushtarëve tanë u është dashur të heqin rrënojat për të arritur në trupin e tij sepse me shpërthimin e tij tuneli u rrëzua", shtoi ai. Njëmbëdhjetë fëmijët e tij u morën nga forcat amerikane nga kompleksi al Bagad.
Trump i zhgënjyer nga BE
Presidenti theksoi rëndësinë e ndihmës së Turqisë. "Pjesa më e vështirë e misionit ishte mbërritja dhe largimi". "Ne e informuam Turqinë, ishin të jashtëzakonshëm, ne fluturuam mbi një pjesë të territorit të tyre". "Operacioni u bë i mundur falë ndihmës së Rusisë, Sirisë, Turqisë dhe Irakut dhe gjithashtu të kurdëve sirianë". "Vendet evropiane ishin një zhgënjim i madh" në luftën kundër ISIS, shtoi ai.
Detaje nga operacioni
"Ne zbritëm me tetë helikopterë dhe nuk arritëm në hyrjen kryesore sepse e dinim se kishte lëndë plasëse" tha Trump, duke shtuar se "Fluturuam një ore dhe 10 minuta mbi një zonë të rrezikshme", tha ai, por më pas nuk iu përgjigj pyetjues se ku u ul helikopteri në kthim, 'U kthye në një vend miqësor'.
"Në sulmin kundër Abu Bakr Al Bagadi u vranë shumë luftëtarë të ISIS, vetëm Bagdadi mbeti në tunel, të gjithë pasuesit e tij u vranë ose u dorëzuan".Misioni tregon se "kur ne përdorim inteligjencën tonë si duhet, është fantastike".
"Një qen është i vetmi i plagosur i yni gjatë operacionit"
Megjithëse forcat speciale amerikane duhej të përballonin një nivel zjarri "të pabesueshëm", i vetmi i plagosur në operacionin që çoi në vdekjen e al Bagdadit ishte një qen i ushtrisë në operacion. "Një qen i bukur, shumë i talentuar u lëndua" tha Trump. "Ne gjithashtu patëm një robot që të shkonim në tunele si një masë paraprake dhe e morëm informacionin minutë për minutë. Pastaj u informuam që kishte vetëm një person në kompleks që ishte duke ikur".
"Jo më trupa amerikane në Siri"
"Unë dua që ushtarët tanë të kthehen në shtëpi", tha presidenti amerikan. "Siria dhe Turqia duhet të vendosin vetë, ne nuk duam t'i mbajmë trupat atje".
"Tani bota është një vend më i sigurt"
"Bin Ladeni ishte një qëllim i rëndësishëm, por besoj se në Bagdadi është edhe më i rëndësishëm", "një njeri që kishte ndërtuar një Kalifat të tërë". Kreu i Al Kaedës Bin Laden u vra në një sulm amerikan në 2011 gjatë administratës së Obamës. Vrasja e liderit të ISIS është një sukses i madh për paqen botërore sipas presidentit amerikan "Tani bota është një vend më i sigurt".
Vendi ku u zhvillua operacioni
Al - Bagdadi (emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim Awwad Ibrahim al-Badri) është bërë i njohur në botë pas krijimit të një të ashtuquajturi kalifat në territoret e Sirisë dhe Irakut, në vitin 2014. Ky territor është quajtur edhe si "Shteti Islamik", por më pas forcat e ISIS-it kanë humbur kontrollin pothuajse në të gjithë territorin.
Mesazhi i tij i fundit audio ishte në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit. Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thoshte se Shtetet e Bashkuara "tani po mbyten në kënetat" e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.
Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.
Nuk di njeriu i varfer ku të besoje, kë të besoje dhe ç farë të besojë me gjith këto rrena që kanë pushtuar ç do gjë. Genjeshtra shokut, gruas, fëmijës, dashnores, nënpunësit të zyrës...kudo genjeshtra, në zyra e familje, në shoqëri e në media. Gënjeshtra në politikë...akoma dhe vetvetes, të genjesh vetveten. Pra nuk dimë kujt, ku dhe ç farë të besojme!
PërgjigjuNje felliqan me pak ne kete toke - atq qe bejne vetvrasje dihet ku e kane vebsin ne ate jete.
PërgjigjuDuket si teori konspirative por mendoj se jane histori te miresajuara per tu dukur sa me te verteta po ashtu si ajo e bin laden. Shume shpejt Usa do te shpik nje gogol tjeter per te patur arsye per lufte per arin e zi ne 10 vjecarin qe po vjen!
Përgjigju