SHBA, shkalla e papunësisë bie në nivelin më të ulët në 18 vjet

SHBA, shkalla e papunësisë bie në nivelin më të ulët në 18 vjet

Renie e papunesise ne SHBA

Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 vende.

Norma e papaunësisë ra në 3.8 përqind, krahasuar me 3.9 përqind në muajin paraprak, duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet, tha Departamenti amerikan i Punës, njofton REL.

Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj.

Norma e papaunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka përmbushur parashikimin e Rezervave Federale për 3.8 përqind deri në fund të vitit 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat