Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve deri tani nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, ndërsa të paktën 1.645 persona janë identifikuar të infektuar, bëjnë me dije sipas agjencitë shtetërore dhe lokale të shëndetit, qeveritë dhe CDC. 1.645 është numri i përbashkët me gjithë personat të cilët dyshohen si të infektuar nga CDC.
Sipas CDC (Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ), rreth 70 raste të koronavirusit përfshijnë qytetarë të riatdhesuar nga jashtë dhe nga anijet e lundrimit. Deri tani sipas të dhënave përmes sistemeve të shëndetit public në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 1.575 raste në 47 shtete.