SHBA shkurton fondet për OKB
pas kundërshtimit për Jerusalemin

SHBA shkurton fondet për OKB<br />pas kundërshtimit për Jerusalemin<br>
Shtetet e Bashkuara nisën të zbatojnë kërcënimin e lëshuar përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ambasadorja amerikane atje Nikki Haley njoftoi se buxheti i misionit të vendit të saj në organizatën më të madhe të globit për periudhën e viteve 2018-2019 do të shkurtohet me mbi 285 milionë dollarë. Shkurtime do të ketë edhe në nivel menaxhimi e në funksionet mbështetëse.

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si vend sovran”, pati thënë Haley në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme pak përpara votimit të rezolutës që riafirmonte statusin e veçantë të Jerusalemit si një qytet i shenjtë dhe si një çështje e statusit përfundimtar që do të zgjidhet në negociatat e ardhshme izraelito-palestineze.

Një ditë më pare, edhe Guatemala vendosi të zhvendosë ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jeruzalem, një hap ky që e ka kënaqur padyshim Uashingtonin.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion