NJU JORK - Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare në New York shtron darkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me rastin e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Darka shtrohet në restorantin "Maestro's Restaurant" në Brox të Nju Jorkut në orën 19:00 të datës 24 shtator, ku hyrja e biletës kushton 100 dollarë.

Lajmin e bën të ditur vetë Federata me një njoftim, ku fton shqiptarët që kanë dëshirë të jenë pjesëmarrës në vizitën e parë të Presidentit Nishani mes tyre.

nishani
(Në foto: Ftesa e shoqatës "Vatra" për një darkë me Nishanin).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)