TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. Ka qenë vetë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka bërë me dije njoftimin, e ndërsa pjesë e listës janë edhe nga Ballkani Perëndimor.
"Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara. Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm”, shkruhet në njoftimin e ambasadës Amerikane, referuar vendimit të DASH.
Më 6 dhjetor 2021, Presidenti Joe Biden nxori Strategjinë e parë të Shteteve të Bashkuara për Kundër Korrupsionit për të përballuar kërcënimin e rëndë që paraqet korrupsioni për sigurinë kombëtare të SHBA. E organizuar në pesë shtylla, Strategjia përcakton linja specifike të punës për të mbështetur njerëzit dhe institucionet që luftojnë korrupsionin, veprimet e drejtpërdrejta kundër aktorëve të korruptuar dhe pengojnë abuzimin e aktorëve të korruptuar ndaj sistemit të SHBA financiar. Kujtojmë se për këtë motiv, “korrupsion” dhe “minim të demokracisë” është shpallur në Shqipëri ‘Non Grata” dhe ish kryeministri Sali Berisha.









Komente
Komento