SHBA, shpërthejnë protestat masive, “marshoni për jetët tona”

SHBA, shpërthejnë protestat masive, “marshoni për jetët tona”

Protesta masive, të udhëhequra nga studentët që kërkojnë kontroll më të rreptë mbi armët, po mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me moton “Marshoni për jetët tona”, këto protesta vijnë pasi 17 persona u vranë në një gjimnaz të Floridës muajin e kaluar.

Gjysmë milion njerëz pritet të protestojnë në marshimin më të madh, atë të Uashingtonit. Marshime solidarizuese u mbajtën edhe në Londër, Edinburg, Gjenevë, Sidnej dhe Tokio.

Protestuesit kërkojnë të bindin politikanët amerikanë për ndalimin e shitjes së armëve të rënda. Kjo është një çështje që i ndan amerikanët. E drejta për të mbajtur armë ruhet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane dhe lobi i armëve ka ende shumë ndikim në të tilla vendimmarrje.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari