SHBA, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Houston.
Forcat zjarrfikëse flasin për disa të plagosur por ende nuk dihet nëse ka viktima
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një zonë industriale, në pjesën veriperëndimore të Houston, në Teksas dhe zhurma u dëgjua deri në 30 kilometra larg.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura ndërsa shumë shtëpi dhe ndërtesa në afërsi të zonës së shpërthimit janë dëmtuar rëndë.
Sipas një TV lokal Texan, shpërthimi mund të ketë origjinën nga një rezervuar gazi propilen shumë i ndezshëm.
Policia postoi në Twitter një deklaratë ku i kërkonte popullatës të shmangte zonën ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.