Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë eksplozivësh në Tennessee, SHBAMediat raportojnë se ka disa të vdekur si edhe 19 të zhdukur, si pasojë e këtij shpërthimi.

Pamjet nga vendi i shpërthimit tregojnë re të mëdha tymi dhe makina të djegura, të cilat ndodheshin aty pranë, ndërsa shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.

"Mund të konfirmojmë se ka pasur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Bucksnort. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje duke punuar për të adresuar situatën', konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Hickman.

Një banorë i zonës ka thënë për mediat, se u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të fortë. 

"Mendova se shtëpia ishte duke u shembur bashkë me mua brenda saj', tha ai.

Kompania prodhon eksplozivë, mina, fishekë, të cilët mund të përdoren për përdorim ushtarak.