Të pakënaqur me rezultatet e luftës kundër militantëve islamikë të ISIS, presidenti Barack Obama ka urdhëruar rishikim të strategjisë së SHBA-ve, që mund të përfshijë edhe largimin e presidentit sirian, Bashar al Assad.
Në një raport të publikuar në CNN, shumë zyrtarë të lartë dhe diplomatë thanë se ekipi i Obamës që merret me sigurinë kombëtare ka zhvilluar gjatë javës së kaluar takime të shumta ku është diskutuar situata në Lindjen e Mesme. Veçanërisht ata po përpiqen të caktojnë veprimet konkrete që duhet të merren në Siri me qëllim mposhtjen e shtetit islamik.
Sipas CNN, Shtëpia e Bradhë po shqyrton një shumëllojshmëri propozimesh, të cilat kanë hasur në pengesa në zbatim. Ndërkohë, administrata e Obamës ka kërkuar 500 milion dollarë për të trajnuar dhe pajisur ata që i quan kryengritësit e moderuar në Siri, por deri më tani kjo nuk është aprovuar.
Zyrtarë anonimë amerikanë thanë se SHBA po bindet gjithnjë e më tepër se nuk mund të merret me luftën kundër ISIS në Irak, pa përfshirë edhe Sirinë në strategjinë e saj. Dhe kjo strategji, sipas tyre, lidhet me rebelët që luftojnë Assad.
Ky qëndrim vjen edhe pas kritikave të partnerëve arabë se SHBA është treguar shumë e butë ndaj qeverisë siriane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com