UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-AFP/ - Shteti islamik (EI), grupi i xhihadistëve ekstremistë konfirmoi dje vrasjen e gazetarit amerikan, James Foley dhe kërcënoi për vrasjen e një tjetri si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ajrore amerikane në Irak.
Në një video të publikuar në internet, EI tregon një burrë të maskuar dhe të veshur me të zeza që po kryen vrasjen e James Foley, i cili u rrëmbye nga persona të armatosur në nëntor të vitit 2012 në Siri.
"Nuk kishim asnjë shpresë për djalin tonë", hskruan mamaja e tij Diane Foley, në një mesazh në rrjetin social Facebook. "Ai dha jetën për t'i treguar botës vuajtjet e popullit sirian".
"Ne ju lutemi rrëmbyesve të mos marrin jetën e pengjevetë tjera. Ashtu si Jim, ata janë të pafajshëm. Ata nuk kanë asnjë pushtet në politikën e qeverisë amerikane në Irak, në Siri apo në mbarë botën", shtoi ajo.
Shtëpia e Bardhë theksoi se shërbimet sekrete amerikane po punonin për të verifikuar sa më shpejt të ishte e mundur autenticitetin e kësaj videoje./
/ec/
/Shqiptarja.com