SHBA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel njoftoi planet për forcimin e mbrojtjes së vendit në përgjigje të kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, duke thënë se do të shtohen 14 gjurmues në bazën ushtarake në Alaskë nga viti 2017.

Hagel tha se vendimi për 14 gjurmuesit shtesë erdhi si rezultat i kërcënimeve në rritje nga Irani dhe veçanërisht nga Koreja e Veriut, e cila kreu provën e tretë bërthamore muajin e kaluar.

Hagel tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara se kanë në plan ndërtimin e një sistemi shtesë radarësh në Japoni si dhe studime për mjedisin për një gjurmues tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut është shumë vite larg nga të qenit në gjendje për të goditur me armë bërthamore Shtetet e Bashkuara.

Por retorika e zjarrtë dhe testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut kanë rritur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)