SHBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit

SHBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë një zyrtar i Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sanksionet i godasin edhe asetet e Hamasit dhe kompanive të lidhura me Hamasin që kanë tentuar t’i shmangin sanksionet paraprake, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit.

Irani e përkrah Hamasin dhe disa grupe tjera militante në Lindje të Mesme.

“Ne nuk do të hezitojmë në marrjen e masave për degradim të kapaciteteve të Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke iu shënjestruar aktivitetet financiare dhe rrjedhën e fondeve”, ka thënë zëvendës-Sekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Sipas tij, sanksionet ia pamundësojnë Hamasit shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar. Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në tokën izraelite, duke i lënë të vdekur 1.400 persona. Grupi militant i ka marrë edhe 200 pengje, disa prej tyre foshnje.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, por shifra nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Personave të futur tani në listë të zezë iu ngrihen të gjitha asetet në Shtetet e Bashkuara, dhe u ndalohet biznesi me individë apo kompani amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Hamasi gëzon investime në vlerë të qindra miliona dollarëve prej kompanive në Turqi, Sudan, Alergji, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vende tjera./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti