SHBA-Shtëpia e Bardhë ka shtyrë datën e lëshimit të urdhrit të ri ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, i cili do të zëvendësojë urdhrin e pezulluar nga gjykata në SHBA.
Ndërkohë që presidenti Trump, kishte deklaruar se urdhri i ri do të lëshohej gjatë kësaj jave, një zyrtarë i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se koha e publikimit të urdhrit të ri do të jetë java e ardhshme.
Urdhri ekzekutiv i lëshuar më parë nga Trump, i cili ndalonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , të emigrantëve nga shtatë vende me një shumicë popullsie të fesë myslimane, hasi në protesta të shumta në vend.
Urdhri u bllokua përkohësisht nga gjykatat federale, ndërkohë që vet presidenti Donald Trump, me anë të një statusi në Twitter e ka quajtur vendimin e marrë nga gjykata si një vendim qesharak.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com