SHBA, shtyhet takimi Merkel-Trump
shkak stuahia "Stella"

SHBA, shtyhet takimi Merkel-Trump<br />shkak stuahia "Stella"
SHBA-Takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shtyrë për tu zhvilluar ditën e premte.
 
Sipas lajmërimit të mëparshëm, takimi do të zhvillohej ditën e sotme në Washington, por kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që ky takim të shtyhej.
 
Qyteti i New York dhe verilindja e SHBA-së, do të përballet me stuhinë më të fuqishme të borës e cila pritet të sjellë rreth 60 cm borë.
 
Ndërkohë "National Weather Service", ka bërë të ditur se stuhia "Stella", përveç rreshjeve të shumta të borës do të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat do të arrijnë deri në 90 kilometra në orë ditën e martë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)