SHBA 'godet' Kurtin: Do punojmë me çdo qeveri, s`ka marrëveshje për shkëmbime territoresh Kosovë-Serbi

SHBA 'godet' Kurtin: Do punojmë me çdo qeveri, s`ka marrëveshje për shkëmbime territoresh Kosovë-Serbi

SHBA 'godet' Albin Kurtin në lidhje me rrëzimin e qeverisë së tij, duke u shprehur se po pret të punojë me qeverinë e re. Gjithashtu SHBA i është përgjigjur spekulimeve në Kosovë duke thënë se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për shkëmbim të territoreve, ndërsa hodhi poshtë çdo akuzë apo sulm të hedhur ndaj të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell se nuk ka diskutuar kurrë për një plan të tillë.  

"Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë", shkruhet në njoftimin e DASH.

Në lidhje me situatën e koronavsurist, SHBA përshëndet përpjekjet e institucioneve shëndetësore, ndërsa thekson se  liderët politikë në Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën. Për rrëzimin e qeverisë Kurti vetëm pas 51 ditëve qeverisje, SHBA shprehet se do të punojë me çdo qeveri ardhur nga një proces kushtetuese duke pranuar kështu rrëzimin e Albin Kurtit përmes mocionit të mosbesimit në Kuvend, iniciuar nga LDK. Heqja plotësisht e taksës është gjëja e duhur për Kosovës, shprehet SHBA, ndërsa shton se do të vijojë të nxis liderët të pranojnë një gjë të tillë.

"Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues. Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike", shkruhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 27/03/2020 07:41

    Flet Isa shkjau, ”godet” Amerika postmortum...Kush është i pjekur e i papjekur duket kjart.... Isa mustafa para luftës gjat dhe pas luftës e vodhi 3% -n e taksës së popupullit... Sot ky Isa antishqiptari është miliarder në euro dhe dollar...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë