SHBA - Polemika rreth përdorimit të postës elektronike private të Hillary Clintonit ndërsa mbante postin e sekretares së Shtetit vijon ta përbaltë fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Këtë javë, Hillary Clinton ka pranuar kërkesën e FBI-së për akses në serverin privat që ka postën e emaileve pas disa muaj rezistence nga ana e saj.

Një përmbledhje e gjithë çka është bërë me dije dhe rreth pyetjeve që parashtrohen nga kjo çështje.FaktetHillary Clinton ka dërguar dhe marrë 62.320 emaile gjatë 4 viteve në postin e sekretares së Shtetit 2009-2013, nga një inbox emailesh privat. Ajo tha se e kishte përdorur për komoditet këtë lloj emaili, sesa një adresë zyrtare të qeverisë.

Me kërkesë të Departamentit të Shtetit, ajo ktheu për arkivim emailet që sipas saj konsideroheshin zyrtar: 30.490 për të qenë të saktë.

Hillary Clinton bën me dije se 31.830 emailet e mbetur janë arkivë personale. Ajo tha se serveri i mesazheve ishte zbrazur pasi ka siguruar një kopje të këtyre emaileve zyrtare.

Departamenti i Shtetit është duke shqyrtuar të gjitha emailet zyrtare të Clintonit. Ai ka publikuar tashmë 3500 dhe pritet t’i publikojë të gjithë emailet deri në janar të 2016-ës.


Informacioni i klasifikuar?
“Jam e bindur se kurrë nuk kam dërguar apo marrë ndonjë informacion që ishte i klasifikuar në kohën e dërgimit apo pranimit të tij”, tha Hillary Klinton më 25 korrik.
Hetuesit kanë gjetur kohët e fundit katër e-maile që përmbanin informacione të klasifikuar.

Inspektori i Përgjithshëm i zbulimit amerikan Charles McCullough, i tha Kongresit se dy nga këto emaile përmbanin informacion ” Top sekret”.

Hetim
“The New York Times” zbuloi në korrik se inspektori i përgjithshëm i Shërbimeve Sekrete kishte konfiskuar FBI-në. E përditshmja u referohet së pari një rekomandimi kriminal, para se ta korrigjonte dhe t’i referohej me termin siguri. Një arsye e mirë për rivalët republikanë të Clinton-it, të cilët nuk kanë reshtur së aluduari rreth aktiviteteve kriminale të mundshme të kandidates demokrake.
Në një deklaratë të gjatë shpjegues, drejtoresha e zyrës së shtypit e Hillary Clinton-it theksoi se nuk kishte absolutisht asnjë hetim penal në këtë çështje.

Hetimi i FBI-së është përqëndruar rreth sigurisë së emaileve, jo mbi zonjën Clinton u shprehën mbrojtësit e kandidates demokrate.

Pirateria?
Guvernatori Wisconsin Scott Walker, një kandidat i mundshëm në radhët e republikanëve, tha se kinezët dhe rusët ndoshta dinë më shumë rreth emaileve të Klintonit sesa vetë Kongresi.

“Ky fakt përbën rrezik të mundshëm për sigurinë tonë kombëtare”, tha ai./ATSH/


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)