ARKANSAS- Një 107-vjeçar në Pine Bluff, Arkansas, u qëllua për vdekje nga skuadra SWAT pasi mbante peng dy persona.
Hetuesit thonë se policia mori një telefonatë në lidhje me një person i cili i drejtoi armën 2 personave të tjerë në shtëpinë e tij.
Në momentin që policia i afrohet vendngjarjes, Monroe Isadore qëlloi një herë përmes derës. Asnjë nga policët nuk u godit nga plumbi.
Ishte skuadra SWAT e cila më pas mori situatën në dorë. Pasi negociatat dështuan, skuadra SWAT lëshoi gazin nga dritarja e apartamentit me shpresën se Isidore do të vetëdorëzohej.
Përkundrazi, 107-vjeçari filloi të gjuajë me armë zjarri në drejtim të policëve, të cilët iu përgjigjën zjarrit duke e vrarë në vend këtë të fundit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com