Një stuhi e madhe dëbore ka goditur sërisht SHBA-të brenda një jave, duke shkaktuar kaos në udhëtimet nëpër rrugët e Nebraskas në Pensilvani.
 
Një situatë e jashtzakonshme dëborë dhe të ftohti ka përfshirë vendin, ku shumë shkolla janë mbyllur e rreth 1.600 fluturime janë anulluar.
 
Parashikuesit e motit thonë se stuhia po lëviz shumë avash, duke i lënë aeroportet të përballen me mijëra pasagjerë të bllokuar dhe të pakënaqur. Kushtet e vështira me trashësi të madhe dëbore e akulli kanë shkaktuar dhe aksidente të rënda, ku ka patur dhe viktima.
 
Në Illinois rreth 20.000 persona mbetën pa energji elektrike. New York-u u përgatit për një stuhi shumë herë më të rëndë, por arriti të kalojë pjesën më të keqe. Ndonëse shumica e shkollave janë mbyllur në zonat me më tepër problem, ata që vazhdojnë jetën normale u përgatitën për një udhëtim të akullt.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)