WASHINGTON - SHBA-ja ka sulmuar “seriozisht” Kinën dhe Rusinë pasi kanë mbrojtur ish-teknikun e NSA-së, Edward Snowden, që zbuloi dokumentet sekrete të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar.
Të hënën ai duhej të nisej nga Moska për në Kubë dhe më pas në destinacionin final në Ekuador, ku do të kërkonte azil politik. Por ai nuk është nisur nga kryeqyteti rus.
Gazetarët ndërkombëtarë të cilët kishin rezervuar bileta pasi kishin mësuar se Snowden do të merrte linjën Moskë – Havana nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.
Për Shtëpinë e Bardhë, ai ndodhet ende në Rusi dhe kërkon nga autoritet e Moskës që të vlerësojnë të gjitha mundësitë e mundshme për ta ekstraduar për t’u përballur me akuzat në SHBA mbi shpërndarjen e informacioneve sekrete.
Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, që ka publikuar miliona dokumenta sekrete të SHBA-së, i cili është duke ndihmuar Snowden ndërsa ndodhet në arrati, tha se ai është i sigurtë, por nuk pranoi të tregonte vendndodhjen e tij.
Deklaratat e tij vijnë në momentin kur e gjithë bota ka hedhur sytë mbi një mundësi tjetër fluturimi të ri që Snowden mund të arrijë në destinacionin e tij final.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com