Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një person në një kinema në Nashville. Vincente David Montano 29 vjeç hyri brenda kinemasë i pajisur me sëpatë dhe një armë, e cila sipas policisë lokale nuk identifikohet si armë zjarri.
Montano u hodhi sprajt me piper tek sytë spektatorëve duke lënduar tre prej tyre ndërsa në shpinë mbante një objekt të dyshuar nga policia si bombë. Agresori u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë menjëherë sapo u shfaq në daljen e kinemasë.

Përveç personave të goditur me sprajt, u identifikua edhe një 58-vjeçar i cili kishte një plagë sipërfaqësorë në shpatull, që dyshohet se është bërë nga goditja me sëpatë. Sipas deklaratave të policisë asnjë nga personat e lënduar nuk u dërgua në spital. Ngjarja ndodhi kur në kinema po jepej filmi “Mad Max, Fury road”
Zëdhënësi i policisë në Nashville Don Aaron, bëri me dije se Montanto ishte shtruar 4 herë në psikiatri për probleme mendore gjatë viteve 2004-2007. Ai gjithashtu ishte arrestuar në 2004 për rezistencë ndaj policisë, ndërsa ishte deklaruar i zhdukur që nga dita e hënë.
Të shtënat vijnë më pak se dy javë pasi një i armatosur hapi zjarr në një kinema në Lafayette, Luiziana, duke vrarë dy vetë dhe duke plagosur nëntë të tjerë para se të marrë jetën e tij.
/Shqiptarja.com