SHBA, të shtëna me armë pranë
Kongresit, mbetet i plagosur një polic

SHBA, të shtëna me armë pranë<br />Kongresit, mbetet i plagosur një polic
Të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite pranë Kongresit të SHBA-ve. Një oficer i policisë së Uashingtonit ka mbetur i plagosur këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara, teksa janë raportuar të shtëna me armë zjarri në hyrjen veriore të “Capitol Hill”, selisë së Kongresit amerikan, ose më saktë në qendrën e vizitorëve.
 
Agresori është arrestuar menjëherë, ndërkohë që po merret në pyetje mbi ngjarjen, ndërkohë që përmes një “e-mail”-i, stafi dhe mediat e pranishme në Kongres u njoftuan për të gjetur sa më parë vende të sigurta për t’u strehuar.
 
Kompleksi i “Capitol Hill” është vënë nën masa të rrepta sigurie, thuajse një “shtetrrethim”, ndërkohë që masa të ngjashme janë marrë edhe pranë Shtëpisë së Bardhë. Askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga ndërtesa.
 
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia e Uashington DC, por zëdhënësi i saj ka njoftuar për një konferencë për shtyp së shpejti.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë