Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Qendrën Tregtare Fairlane Toën Center, në qytetin Dearborn të shtetit Michigan, SHBA.
Burime të cituara nga CBS bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi të premten pasdite, ndërsa personi i plagosur u transportua në spitalin Coreëell Health Dearborn për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërkohë që qendra tregtare është vendosur në gjendje bllokimi, ndërsa edhe Qendra Mjekësore Henry Ford-Fairlane ka aktivizuar masat e sigurisë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin në zonë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit apo nëse është arrestuar ndonjë i dyshuar.
Komente





