SHBA- Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jacob Lew, i ka bërë thirrje vendeve të tjera që të kontribuojnë më shumë për shpëtimin e ekonomisë së Ukrainës.
Thirrja erdhi pasi kryeministri i përkohshëm i Ukrainës propozoi t’i jepet më shumë pushtet rajoneve lindore të vendit. Qeveria e re e Ukrainës ka thënë se i duhen 35 miliardë dollarë për të paguar shpenzimet e saj për dy vitet e ardhshme.
Sekretari i Thesarit Amerikan i tha FMN-së, se duke u nisur nga nevojat e mëdha financiare të Ukrainës, vendet e tjera duhet t’i shtojnë kontribute të tjera huasë që iu akordua muajin e kaluar. Ai tha se Amerika po përkrah programin e FMN-së përmes një pakete ndihme shtesë, që përfshin një hua prej 1 miliard dollarësh dhe asistencë teknike shtesë.
Sipas tij, është vendimtare që komuniteti ndërkombëtar, bankat multilaterale e bilaterale te zhvillimit, të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të mbështetur programin e FMN-së duke siguruar mbështetje financiare, nisur nga nevojat e mëdha financiare të Ukrainës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com