SHBA- 57 persona mbetën të lënduar, mes tyre 11 në gjendje kritike, kur një traget i udhëtarëve u përplas në një mol në distriktin Manhatan të Nju Jorkut.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08 e 40 me orën lokale të ditës së mërkurë në zonën e njohur Pier 11. Nga përplasja e fortë trageti pësojë çarje por fatmirësisht pa u fundosur. Pasagjerët thanë se njerëzit ranë mbi njëri-tjetrin duke ulëritur e qarë, madje dhjetëra prej tyre përfunduan në ujë kur temometri shënonte minus gradë celsius.
Grupet e emergjencës raportojnë se nga të lënduarit njëri ka marrë plagë të forta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për shëndetin. Në vendngjarje mbërritën kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Blooomberg dhe oficerët e policisë të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes.
Në ishullin e Manhatanit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa linja transporti ujor, ku më kryesoret janë ato drejt ishullit tjetër Staten Island. Dhjetë vjet më parë në këtë ishull, një anije pasagjerësh u përplas me një mol ku gjetën vdekjen 11 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com