UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-DPA/ - Kandidati presidencial republikan, Donald Trump dhe këshilltari i tij politik që sot do të vazhdojnë në rrugë të ndara pas vërejtjeve në lidhje me një gazetare të "Fox News", çka solli që kandidati republikan të mos ftohej në një debat të kandidatëve presidencialë.
Këshilltari i Trumpit, Roger Stone deklaroi se braktisi fushatën pas fyerjeve që Trump i kishte bërë gazetares Megyn Kelly gjatë pyetjeve të vështira që kjo e fundit i kishte bërë Trumpit në një debat televiziv.
Megjithatë, anëtarë të fushatës pohuan se Stone ishte pushuar dhe se ai po përdorte fushatën për t'i bërë reklamë vetes.
"Më vjen keq @realDonaldTrump nuk më pushoi, por unë pushova Trumpin", shkruan Stone në Twitter.
"Nuk pajtohem me argëtimin e luftës me ushqime me @megynkelly për t'u larguar nga çështjet kryesore", theksoi ai.
Stone tha për CNN në një intervistë se, ai u largua për shkak se fushata ka devijuar nga çështjet thelbësore politike që çuan Trumpin në krye të sondazheve, duke përfshirë pakënaqësi me sistemin politik dhe rregullimin e sistemit të imigracionit.
Trump, një miliarder i pasurive të patundshme, i cili është kryesuesi aktual i republikanëve në garën presidenciale të vitit 2016, tha në një intervistë me CNN se "Kellit po i dilte gjak kudo", gjatë debatit të parë të republikanëve.
Kelly sfidoi Trump në lidhje me komentet kundërshtuese që ai kishte bërë në të kaluarën ndaj grave, duke vënë në dukje se ai i kishte quajtur "dosa të shëndosha dhe kafshë të neveritshme."/ /n.r/ a.jor.