Ajo kishte qenë në krah të Donald Trump, qëkurse ai u zgjodh si president i SHBA. Sidoqoftë, asistentja personale e presidentit, 29 vjeçarja Madeleine Westerhout, ka dhënë dorëheqjen.

Kt është lajmi i raportuar nga CNN, duke konfirmuar thashethemet e para të lëshuara nga New York Times.

Westerhout u desh të linte postin e saj pasi presidenti mësoi se ajo kishte ndarë informacione për familjen e tij dhe Shtëpinë e Bardhë gjatë një darke me gazetarët në një hotel pranë vendpushimit të saj të golfit në Bedminster, New Jersey.

‘Për Trump, lajmet për jetën e tij private janë një linjë e kuqe’- kujton CNN.

29-vjeçarja, e cila kishte punuar për fushatën presidenciale të Mitt Romney në vitin 2012, kishte fituar besimin e presidentit Trump, i cili e kishte punësuar atë si asistente personale.

Westerhout ishte fotografuar shpesh ndërsa shoqëronte vizitorët në hollin e Trump Tower, dhe po aq shpesh e fotografuar duke ndarë me median fotografi nga jeta e saj dhe e presidentit, përfshirë udhëtimet presidenciale apo dhe ato në pronat e Trump.

Në muajin shkurt, Trump kishte ‘cicëruar’ në Twitter kundër "shkeljeve të turpshme të besimit".