SHBA, Trump ndryshon politikat
mjedisore të vendosura nga Obama

SHBA, Trump ndryshon politikat<br />mjedisore të vendosura nga Obama
SHBA-Presidenti Donald Trump, ka nënshkurar një urdhër ekzekutiv në lidhje me politikat mjedisore të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë kështu fund epokës së politikës së Obamës, që synonte frenimin e ndryshimeve klimaterike.
 
 Urdhëri i ri ekzekutiv i presidentit Trump shfuqizon 6 masa të marra nga paraardhësi i tij për të ndaluar ndryshimet klimaterike.
 
Gjatë firmosjes së urdhrti Trump u shpreh se do t'i japë fund "luftës mbi qymyr" dhe "rregullave të punë- vrasëse".
 
Grupet e biznesit e kanë vlerësuar veprimin e administratës Trump për sa i përket ndryshimeve që sjell në fushën e qymyrgurit , por nga na tjetër aktivistë të mjedisit e kanë dënuar atë.
 
"Me këtë veprim ekzekutiv unë jam duke marrë hapa historik për të hequr kufizimet mbi energjinë amerikane", është shprehur Trump.
 
Presidenti Donald Trump është zotuar gjatë fushatës së tij elektorale për ta tërhequar SHBA-në jashtë marrëveshjes klimaterik të firmosur në Paris.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar