SHBA: Trupat ruse po ripozicionohen rreth Kievit dhe s’po tërhiqen në të vërtetë

SHBA: Trupat ruse po ripozicionohen rreth Kievit dhe s’po tërhiqen në të vërtetë

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA tha se ndërkohë që një numër i vogël i forcave ruse janë larguar nga Kievi gjatë ditëve të fundit, Rusia ende mund të shkaktojë sulme masive në vend, duke përfshirë edhe kryeqytetin, më shumë duket një ripozicionim i trupave dhe jo një tërheqje.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë mundësinë e një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby gjatë një konference.

Kirby tha se numri i forcave ruse që largohen nga kryeqyteti ukrainas nuk janë afër shumicës së asaj që ata kanë grumbulluar kundër Kievit dhe se Rusia ka vazhduar sulmet ajrore kundër qytetit  madje edhe ditën e sotme.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës,” tha Kirby.


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?