Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan. Raportimi i tij ka të bëjë pikërisht me nominimin për ambasador amerikan në Tiranë.
Më 13 prill Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, propozoi emërimin e gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasador i ri amerikan në Shqipëri. Gjatë më shumë se 34 viteve shërbim aktiv, ai ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me deri në mijëra personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional.
Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit. Nominimi i Ëendt duhet të kalojë në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe aprovimin final e jep Senati.
Shqipëria nuk ka një ambasador të SHBA-së që prej largimit të Yuri Kim në vitin 2023. Një nominim i mëparshëm nga Joe Biden për David Kostelancik nuk u miratua nga Senati. Aktualisht, ambasada amerikane në Tiranë drejtohet nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.
Komente










