Një avion Boeing 737 i American Airlines i cili u përplas me një tufë zogjsh gjatë ngritjes nga Myrtle Beach në Karolinën e Jugut, u detyrua të bënte ulje emergjente pasi po dilnin flakë nga një prej motorëve.

Në bordin e fluturimit 1760 të American Airlines ndodheshin 181 persona. Fluturimi ishte nisur fillimisht drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut.

“E pashë që goditi zogj, kështu dukej të paktën nga motori në anën e majtë,” tha në radio një tjetër pilot që e pa përplasjen.

Ndërsa avioni po përgatitej të kthehej në aeroport dhe ekipet e emergjencës po mblidheshin, punonjësit e operacioneve gjetën mbetjet e zogjve në pistë.

Mbetjet e zogjve janë dërguar në laboratorin e Smithsonian Institution në Uashington për të përcaktuar cilit lloj i përkasin. Të dhënat e mbledhura mund të ndihmojnë për të kuptuar se me cilat shpendë po përplasen avionët dhe për të ndihmuar në parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen,

Në vitin 2025, në Shtetet e Bashkuara u raportuan më shumë se 24,000 përplasje me kafshë të egra, sipas bazës së të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit.