Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave ajërore, me vlerë prej 650 milionë dollarësh, në Arabinë Saudite.
Kjo është marrëveshja e parë e tillë nën administratën e presidentit Joe Biden.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja do të “rimbushë inventarin ekzistues të Arabisë Saudite”.
Marrëveshja do të lejojë blerjen e 280 raketave AIM-12OC ajër-ajër dhe pajisjeve të ngjashme, tha zëdhënësi.
Arabia Saudite është një aleat i vjetër i SHBA-së, pasi konkurron me Iranin për ndikim në Lindjen e Mesme.
Lidhjet e Riadit me Uashingtonin kanë mbetur të forta gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Por, shqetësimet për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut e kanë bërë Bidenin të mbajë një qëndrim më të distancuar.
Biden ka shprehur zemërim me luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, kundër rebelëve Huthi, që janë të lidhur me Iranin.
Konflikti ka vrarë më shumë se 130,000 njerëz dhe ka krijuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë.
Rebelët Huthi kanë hedhur raketa dhe dronë drejt qyteteve saudite, duke bërë që një koalicion i forcave të udhëhequra nga Arabia Saudite të përgjigjet me sulme ajrore.
“Kemi parë rritje të sulmeve ndërkufitare kundër Arabisë Saudite gjatë vitit të kaluar”, tha zëdhënësi amerikan.
“Raketat saudite AIM-120C, të dislokuara nga avionët sauditë, kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërprerjen e sulmeve të vazhdueshme, që kanë vënë në rrezik forcat amerikane dhe kanë kërcënuar më shumë se 70,000 qytetarë amerikanë në Mbretërinë saudite”, tha zëdhënësi./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
54%
-
Jo
41%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Pezullimi i ndihmës nga Trump mban të bllokuar afganët në Shqipëri: Zoti President, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul
26 Janar, 17:52
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01