SHBA-ja dënoi sot ashpërsimin e legjislacionit antiterrorist në Egjipt duke shprehur shqetësim të madh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë vend të akuzuar se po mbahet nga një regjim shtypës, por aleat ushtarak i Uashingtonit.
"Ne jemi të shqetësuar që disa masa të ligjit të ri antiterrorist egjiptian mund të kenë një efekt të rrezikshëm në të drejtat e njeriut dhe liritë themelore", theksoi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, John Kirby.
Ai konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni mbështeste Kajron në luftën kundër terrorizmit.
Por, të mundësh terrorizmin kërkon një strategji të plotë afatgjatë që krijon një klimë besimi mes autoriteteve dhe opinionit publik, veçanërisht duke mundësuar për ato që nuk bien dakord me politikat e qeverisë në pushtet të shprehen në mënyrë paqësore", shtoi zëdhënësi amerikan.
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, akuzuar nga mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut për drejtim të një regjimi shumë represiv, riforcoi sot arsenalin e tij anti-terrorist nëpërmjet një ligji të veçantë që parashikon sipas kundërshtarëve të tij për të penguar kritikët, gjithashtu dhe median.