SHBA – Uashingtoni forcon sigurinë për flutirmet nga Lindja e Mesme


UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ - Uashingtoni i kërkoi disa aeroporteve në Lindjen e Mesme që të përforcojnë sigurinë për fluturimet me drejtim SHBA-në, për arsye parandaluese pas rrëzimit të "Airbus"-it në Egjipt, njoftoi sot ministri amerikan i Mbrojtjes së Brendshme, Jeh Johnson.
"Në saj të ecurisë së hetimit mbi rrëzimin, ne do të vlerësojmë performancën e këtyre masave dhe do të vendosim nëse ndryshime shtesë janë të nevojshme", shtoi ai në një komunikatë.
"Bëhet fjalë për një zgjerim të kontrolleve mbi objektet që ngarkohen në avion. Por edhe të zhvillojmë vlerësime mbi aeroportet në bashkëpunim me partënerët tanë ndërkombëtarë për marrjen e masave të ndryshme", theksoi ai.
Një burim pranë hetimeve për rrëzimin e avionit rus model A321 në gadishullin e Sinait vlerësoi sot se analiza e kutive të zeza, bashkangjitur me tregues të tjerë, për momentin privilegjon hipotezën e një atentati./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social