SHBA – Uashingtoni i kërkon Rusisë dhe separatistëve ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve në Ukrainë


UASHINGTON, 17 shkurt /ATSH-AFP/ - SHBA-ja i kërkoi Rusisë dhe rebelëve separatistë ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve në lindje të Ukrainës duke shprehur shqetësimin e saj të madh për shkeljen e armëpushimit.
"SHBA-ja shpreh shqetësimin e saj të madh për përkeqësimin e situatës në Debaltseve dhe rrethinat e saj, në lindje të Ukrainës", theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki në një komunikatë.
"Ne i kërkojmë Rusisë dhe separatistëve të ndërpresin menjëherë të gjitha sulmet", shtoi ajo.
Armëpushimi më 12 shkurt ishte shumë i brishtë ndërkohë që luftimet vazhdonin rreth nyjës hekurudhore të Delbatseves dhe asnjëra prej palëve nuk nisën në mbrëmje tërheqjen e armëve të rënda nga linja e frontit ashtu si parashikohej në marrëveshjen nënshkruar në Minsk.
Sulmet kanë qenë më të dhunshme në qytetin e Debaltseves, qytet kyç mes Donetskut dhe Luganskut, dy bastione separatiste proruse ku mijëra trupa të ushtrisë ukrainase janë të rrethuar nga rebelët.
"Ne i kërkojmë Rusisë dhe separatistëve të kontaktojnë me OSBE-në për lehtësimin e armëpushimit (...) për zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre të marra më 5 dhe 19 shtator në Minsk", nënvizoi zëdhënësja e SHBA-së./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?