UASHINGTON - Ministri amerikan i Sigurisë së Brendshme, Jeh Johnson njoftoi sot riforcimin e kontrolleve në aeroporte për të gjithë pasagjerët e ardhur nga vendet më shumë të prekura nga Ebola, ku përfshihen Liberia, Sierra Leone dhe Guineja.
"Të gjithë pasagjerët, që vijnë nga një prej këtyre tre vendeve me destinacion SHBA-në, do të zbresin që prej të mërkurës në një prej pesë aeroporteve amerikane të pajisura posaçërisht për të zbuluar një kontaminim të mundshëm nga virusi, New York JFK dhe Newark, Uashington Dulles, Atlanta dhe Çikago", sipas komunikatës.
"Kjo masë e re do të hyjë në funksion që prej ditës së nesërme", theksoi Johnson, ministria e të cilit po punon me shoqëritë ajrore për të reduktuar në maksimun shqetësimet./ATSh/