SHBA, Uashingtoni sanksione
ndaj 39 kompanive ruse 

SHBA, Uashingtoni sanksione<br />ndaj 39 kompanive ruse <br>

SHBA publikoi të premten një listë prej 39 kompanish ruse të armatimeve që i është ndaluar e drejta për të tregtuar, sipas një ligji të ri amerikan.

“Në mesin e këtyre kompanive që kanë marrëdhënie me ushtrinë dhe agjencitë e shërbimeve sekrete të Rusisë renditen grupe të mëdha të eksportuesve si tregtia e armëve dhe automjeteve ushtarake “Rosoboronexport” dhe prodhuesi i famshëm i armëve “Kallashnikov”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Çdo shoqëri e përfshirë në transaksione “të rëndësishme” rrezikon sanksione të SHBA, në përputhje me një ligj të miratuar në korrik nga ana e Kongresit amerikan, pavarësisht kundërshtimit të presidentit Donald Trump.

“Qëllimi i Kongresit dhe qeverisë është përdorimi i nenit 231 të ligjit për t’iu përgjigjur qëndrimit armiqësor të Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainë, sulmeve kibernetike dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, njoftoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit./ATA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar