SHBA - Stuhia Sandy pritet të godasë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa kandidatët për President kanë ndryshuar kalendarin e takimeve. Stafi i Obamës tha se Presidenti në orët e fundit ka kryer një video konferencë me zyrtarët e emergjencës për planin e masave.

Obama ka anuluar edhe një takim të së hënës ku do të merrte pjesë ish Presidenti Bill Klinton ndërsa mësohet se do ta ndjekë situatën nga Shtëpia e Bardhë.

Zv/presidenti Joe Biden anuloi ndalesën e tij të fushatës në zonën bregdetare të Virxhinias për t’u dhënë mundësi autoriteteve të përqendrohen në përgatitjet për të përballuar stuhinë.

Edhe kandidati republikan Mitt Romney anuloi vizitat e tij në Virxhinia. Stuhia Sandy pritet të godasë disa shtete të rëndësishme ku është përqëndruar një popullsi prej 60 milion amerikanësh.

Të dy kandidatët po u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të votojnë më herët dhe ekspertët llogarisin se megjithë votat e atyre të nuk janë në Shtetet e Bashkuara, deri tani kanë votuar 10.5 milionë zgjedhës.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)