SHBA,urdhëri i Trump: Iraku jo më
në listën e vendeve të ndaluara

SHBA,urdhëri i Trump: Iraku jo më<br />në listën e vendeve të ndaluara
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi urdhërin e ri ekzekutiv për emigracionin ku Iraku nuk do të jetë më ndër vendet që nuk u lejohet hyrja në SHBA.

Sipas urdhërit të ri shtetasit që vijnë nga 6 vendet me shumicë muslimane nuk do të lejohet të hyjnë në SHBA për 90 ditë të tjera.

Megjithatë, personat me viza të vlefshme do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu poseduesit e lejes së qëndrimit, të njohur  si Karta Jeshile. 

Iraku u hoq nga lista për shkak se qeveria irakiane kishte imponuar procedura të reja verifikimi dhe ka bashkëpunuar me SHBA-në në luftën kundër militantëve të ISIS.

Urdhëri i parë mbi emigracionin, i cili ndalonte hyrjen në SHBA për shtetasit nga shtatë vende me një shumicë popullsie myslimane,  u bllokua nga një gjykatë federale.
 
Sipas mediave ndërkombëtare, Shtëpia e Bardhë është ende duke vazhduar betejën ligjore në lidhje me bllokimin e urdhërit të parë nga gjykata federale.
 
Presidenti Trump, gjatë firmosjes së urdhërit të parë për ndalimin e emigracionit, citoi shqetësimet për terrorizmin si arsye për nënshkrimin e urdhërit të tij të përkohshëm.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike