SHBA, urdhri i ri ekzekutiv i
emigracionit, sërish kundërshtime

SHBA, urdhri i ri ekzekutiv i<br />emigracionit, sërish kundërshtime
SHBA-Grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar se do të angazhohen për të bllokuar urdhrin e ri ekzekutiv mbi emigracionin.
 
Sipas tyre ku urdhri i ri nuk ka asnjë ndryshim nga urdhri i parë i cili u firmos nga prsidenti Trump në muajin janar dhe gjykatat federale e bllokuan gjatë muajit të kaluar.
 
Gjithashtu urdhri ka hasur në kundërshtim edhe nga kongresmenët demokratë të cilët e kanë dënuar atë që në momentin që presidenti e ka firmiosur.
 
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, urdhri mbi emigracionin vazhdon të jetë diskriminues ndaj myslimanëve dhe si i tillë është i paligjshëm
 
Urdhri i ri ekzekutiv mbi emigratët hyn në fuqi më 16 mars. Ky urdhër ndalon udhëtimin në mënyrë të përkohshme drejt Shteteve të Bashkuara të atyre që kanë pasaportë nga vende si Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemen.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike