SHBA-Më shumë se 130 zyrtarë dhe ekspetë amerikan të politikës së jashtme janë shprehur kundër urdhrit të ri të presidentit Trump për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një letre të dërguar presidentit Trump, 134 personat që e kanë nënshkruar atë, shprehen se urdhëri i ri cënon interesat e vendit dhe sigurinë kombëtare po aq sa edhe urdhri orgjinal i cili është ndaluar nga gjykata.
"Ndalime të tilla si ato të parashikuara në dekret prekin sigurinë kombëtare amerikane dhe për më tepër dinjitetin e vendit tonë të madh", shkruhet në letër.
Mes 134 nënshkruesve gjenden edhe ish zyrtarë të lartë të administratës amerikane si ish-diplomati, Nicholas Burns, ish-drejtori i kundërterrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Richard Clarke dhe ish-nënsekretari për Mbrojtjen amerikane, Michele Flournoy.
Urdhri i ri ekzekutiv hyri në fuqi më 6 mars dhe ndalon hyrjen e emigratëve në SHBA për 120 ditë, ndërkohë që ka ndaluar dhënien e vizave për Iranin, Libinë, Sirinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemen, gjashtë shtete me shumicë popullsie myslimane.
Trump është shprehur se arsyeja e nënshkrimit të këtij urdhëri ishte mbrojtja e vendit nga kërcënimet terroriste.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com