SHBA, urdhri për emigrantët, katër
shtete po kërkojnë bllokimin e tij

SHBA, urdhri për emigrantët, katër<br />shtete po kërkojnë bllokimin e tij
SHBA-Është shtuar numri i shteteve të cilat kërkojnë bllokimin e urdhrit të ri për emigracionin të firmosur nga presidenti Trump.
 
Ndërkohë që Hawaii ka ngritur padi në një gjykatë federale në kryeqytetin Honolulu, duke e argumentuar padinë e tyre se urdhri i ri ekzekutiv mbi emigrantët do të dëmtonte myslimanët e këtij shteti, studentët e huaj si dhe turizmin edhe Washingtoni, Oragon dhe New York, janë duke kërkuar bllokimin e urdhrit.
 
Shteti i Washingtonit i ka bërë kërkesë një gjykatësi federal në Seattle që të vendosi një bllokim mbi urdhrin presidencial, ashtu si u veprua edhe me urdhrin e parë.
 
Prokurori i Përgjithshëm i Washingonit, Bob Ferguson, është shprehur se edhe pse urdhri i ri i Trump për emigrantët ka një fuqi më të vogël se i pari, kjo nuk do të thoshte se problemet e tij kushtetuese ishin zgjidhur.
 
Presidenti Trump nënshkroi të hënën një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon për tre muaj qytetarët nga gjashtë vende, ku përfshihen Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.
 
Ndërkohë një seancë dëgjimore është parashikuar të zhvillohet më 15 mars lidhur me padinë e ngritur nga Hawaii. Seanca do të zhvillohet vetëm një ditë përpara se urdhri të hy në fuqi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit