Një çift nga Florida, Amerikë, po përballet me akuza të rënda pasi ka abuzuar seksualisht me një të afërme adoleshente, duke e mbajtur atë si 'skllaven e tyre të seksit' pasi e izoluan plotësisht nga bota e jashtme.

Vajza që tani është 21-vjeç, ishte vetëm 13 kur shkoi të jetonte me Rob dhe Marie Johnon pasi i vdiq e ëma, raporton CBS. Abuzimi nisi menjëherë dhe çifti i thoshte vajzës se duhet të bënte seks me ta për të qenë pjesë e familjes.

Vajza rrëfeu për policinë se abuzimi nisi nga mosha 13-vjeçare deri në moshën 18-vjeçare. I thoshin ta thërrsite Rob 'mjeshtër' dhe se ajo ishte aty për t'i shërbyer. 'Skllavja seksuale' fillimisht bëri rezistencë por gruaja Marie u bë e dhunshme dhe e kapi për fyti derisa mori një përgjigje pozitive.

Vajza tha gjithashtu se Rob lexonte vazhdimisht vargje nga Bibla për të justifkuar aktet që kryente. "Rob lexonte rreth njerëzve në Testamentin e Vjetër që kishin shumë gra dhe mendonte se ajo që po bënte nuk ishte aspak diçka e keqe".

Ai justifikonte edhe dhunën e ushtruar pasi në Testamentin e Vjetër thuhet se nuk ka asgjë të keqe të rrahësh gruan. Çifti e ndaloi vajzën të shkonte në shkollë, prandaj ajo merrte leksione në shtëpi. Gjithashtu nuk e lejonin të përdorte telefon, sepse nuk donin të fliste me njeri, thuhet në raportin e arrestit.

Kur shkonte tek doktori, Rob dhe Marie e detyronin të thoshte që nuk po kryente marrëdhënie seksuale. Pas 5 vitesh, vazja më në fund mundi të arratiset, e ndihmuar nga gjyshja e saj që i bleu dhe një biletë avioni për të shkuar në Ohajo.

Rob dhe Marie janë akuzuar për krim seksual, ndërsa përkohësisht janë të liruar me kusht pasi kaën paguar 60,000 dollarë.
rob dhe marie johnson
Redaksia Online
(M.p/shqiptarja.com)